Projekte

Luzerni fillon hapin e parë drejt suksesit

Më 21 Shtator 2019 në Emmenbrücke të Luzernit u bë një lëvizje, dhe kështu aktiviteti shqiptar lëvizi një hapë përpara falë aktivistëve dhe njëkohësisht afaristëve shqiptar që jetojnë dhe veprojnë në Luzern dhe me vullnetin dhe shpresën për të bërë diçka për Kombin e tyre dhe për të hecur përpara që të arrimë kohën e duhur.

Jo vetëm fjalë, e as jo vetëm një ide, por një ide që me mund e sakrific u realizua prandaj zgjodhëm 21 Shtatorin që të festojmë hapin e parë, të festojmë që arritëm të ulemi e të njihemi si shqiptar në mes vete, të njihemi si afarist e të bashkojm mendimet, të bashkëpunojm si afarist dhe në fund të shpalosim qëllimet tona ti bashkojm dhe sëbashku secili me profesionalizmin e tij të realizojmë qëllimet e përbashkëta.

Pasi u njohëm si afarist dhe arritëm të formojmë njê degë të rrjetit shqiptar në Zvicrën Qëndrore nën ombrellën e Rrjetit Shqiptar në Zvicër, pas bashkuam qëllimet tona dhe formuam Shoqërin Aksionare që e emëruam Union Invest AG.

Dega ka një përkrahje dhe një antarsim të mirë, dhe njëkohësisht afaristët në mes vete kan një bashkëpunim të mirë duke këmbyer përvojat dhe punët nëmes vete. Ndërsa Union Invest AG e formuar nga një grupë aksionerësh që patën dëshirën dhe mundësin e investimit, ku ne ndihemi krenar që e vlersojmë me sukses që si fillim arritëm ta formojmë me një shumë nga 800 miijë Franga.

Nuk është fitimpruarse shuma totale e investimit se sa ajo që ndajnê punët në mes vete sepse shiptarëve gjithmon ju ka munguar bashkëpunimi në mes vete se sa me të tjerët, ka munguar vlersimi dhe respekti në mes vete dhe për atë qëllimet tona do të vazhdojn sepse kemi edhe shumë për të bërë, kemi nevojë edhe për ju edhe për shumë të tjerë se mundemi mëtepër tê bëjmë dhe të jemi më të fortë.

Mbrëmja e të shtunës ishte e jashtë zakonshme sepse njohëm shumë afarist të ri që u bënë pjesë e ides së përbashkët, njohëm shumë shoqata që do të jemi në bashkëpunim dhe përkrahje në traditën dhe kulturën tonë. Në mbrëmje patëm nderin që morrën pjesë edhe musafirë që janë pjesë e jona si Ambasada e Kosovës znj.Nazane Breca, nënkryetarja e parlamentit të Luzernit znj.Ylfete Fanaj, antarë të kryesis së rrjetit qendrore për Zvicër me kryetar Qamil Isufi edhe shumë shoqata dhe afaristë të tjerë.

Kryesia e degës për Zvicrën Qëndrore me Kryetar Mehdi Avdijaj i faleminderoin të gjitha pjesmarrsit, të gjithë përkrahsit njekohësisht edhe ato që dëshiruan por nuk patën mundësi të jenë në mesin tonë, poashtu ftojmë të gjithë afaristët të na bashkangjiten dhe të na përkrahin sepse projektet tona kanë nevojë për çdo përkrahje.

Union Invest AG do të vazhdon aktivitetin e sajë në investimin e patundshmëris në Zvicër dhe së shpejti duke shikuar nevojën apo interesin e afaristëve do të formojmë edhe akcionet B.

Nga një grupë afaristësh disa duhej të merrnin barrën e përgjegjësis dhe me nder besimi ju dha:

Kryetarit Mehdi Avdijaj

Nënkryetar Florim Useini

Nënkryetar Mehmet Ajeti

Sekretar Isa Zeqiraj

Arkatar Musa Berisha

Nusret Abdiu

Artan Ibrahimi

Me respekt nga afaristët shqiptarët për të gjithë shqiptarët.

Rrjeti i Bizneseve shqiptare dega për Zvicrën Qëndrore emëroi kryetarin e ri

Të shtunën, më 29 shkurt 2020, në Luzern u mbajt Kuvendi zgjedhor i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër- dega për Zvicrën Qëndrore.

Kuvendin e hapi kryetari Mehdi Avdijaj, me një rend dite nga pesë pika si prezantimi i antarëve të ri, Antarsimi dhe financat nga Artan Ibrahimi, aktiviteti i deritanishëm nga Isa Zeqiraj , Zgjedhja e Kryetarit të ri, dhe Union Invest AG.

Pas prezantimit dhe njoftimit me antarët e rinjë , u bisedua edhe bashkëpunimi i afaristëve në mes vete duke shkëmbyer punët në mes veti, gjë që është mjaftë produktive dhe e sukseshme deri më tani.

Pika dy u bë një njoftim nga Artan Ibrahimi rrethë financave, pagesa e antarsis, antarsimet e reja etj.

Isa Zeqiraj vazhdoi me pikën tre rrethë aktivitetit të rrjetit deri tani, që potencoi kohën dhe kontributin e afaristve që kanë dhënë deri më tani, themelimin e Invest Unionit AG, takimet me afaristët , e deri tek pregaditjet për Kuvendin Zgjedhor sot.

Kryetari Mehdi Avdijaj shpjegoi formën dhe procesin e zgjedhjes, ku nga Kuvendi propozohen afaristë vetëm për kryetar , votohet me vota të fshehta dhe pas kryetari i zgjedhur mbrenda 10 ditve të punës duhet të formoi grupin punues. Poashtu duhet potencuar meqenëse Shoqëria aksionare Union Invest AG është themeluar nën ombrellën e degës së rrjetit për Zvicrën Qëndrore atëher Kryetari i sajë është njëkohësisht edhe nënkryetar i rrjetit të bisnesit.

Pas propozimeve të tre kandidatëve u bë edhe një prezantim nga kandidatët dhe një prezantim të qëllimit dhe projektve të tijë si synim.

Kuvendi me votim të fshehtë zgjodhi për Kryetar Florim Useini, që prezantojë synimin e tijë me një varg aktiviteti nga 14 pika, që posedon një përvojë apo bagazh të mjaftueshme në aktivitetin e tijë si aktivist i shumë projekteve , përfaqësues në shumë shoqata një ndër ato edhe i zgjedhur në fillim të shkurtit edhe si sekretar i shoqatës së krijuesve shqiptar në Zvicër, Florim Useini merret njëkohësisht edhe me art dhe me shkrim.

Pas Kuvendit zgjedhor u vazhdua pika e pestë e rendit të ditës rrethë shoqëris aksionare Union Invest AG, ku u diskutua puna e deritanishme dhe Präsidenti i saj Mehdi Avdijaj potencoi rëndësin e ngritjes së buzhetit, dhe hapjen e aksioneve B për invesitm dhe mundësi e hapur për kyçjen e afaristëve të ri, që do të jetë e hapur për 90 ditët në vijim, deri më 29 Mai 2020 . Ndërsa për formën e detajuar dhe procesin e saj e sqaroi qartë avokati Artan Sadiku.

Takimi u mbyll me një apero dhe bisedë e lirë në mes veti.

Mban takim Kryesia e re e rrjetit për Zvicrën Qëndrore

Pas emërimeve të rregullta dhe intensive që ka emëruar Kryetari Florim Useini në grupin punues, sotë grupi punues apo kryesia e rrjetit për Zvicrën Qëndrore mban takimin e parë në Luzern

Sot në orën 9 të mëngjesit u mbajt takimi i parë, ku në takim morrën pjesë të gjithë antarët e kryesis, u takuan dhe u njohën në mes veti. Pas njohjes së lirë në mesë, Kryetari Florim Useini faleminderoi afaristët për gatishmërin e aktivitetit dhe kohën që gjetën të jenë pjesë e këtijë takimi, më pas kryetari e dha fjalën përshëndetse nënkryetarit njëkohësisht Kryetar i Unionint Mehdi Avdijaj, dhe me radhë afaristët të bëjnë një prezantim të shkurtër që të zgjeroin njohurit në mes vete.

Pa humbur kohë Florim Useini vazhdoi me prezantimin e tij nëpërmjet projektorit që shpalosi afaristët e emëruar, aktivitetin e kryesis në përgjithësi, rolin kryesor mbrenda kryesis, formën e bashkëpunimit njëri me tjetrin sektor, që të shpërndahet puna dhe të letësohet procesi në reduktim të kohës, dhe njëkohësisht pjesa e projekteve në të cilin sektroi i takon, që të jenë në lëvizje paralele.

Pas shpalosjes fjala ishte për anatrët e kryesis që të japin mendimin rreth këtij koncepti dhe për secilin Idetë e reja, që mund ti shtojmë dhe ato tjerat ti kompletojmë.

Pas mendimit të secilit dhe tash më njohjen më mirë të konceptit në përgjithësi mbetet që mbrenda kohës secili të dorzoi kohën konkrete dhe tematikën tek kryetari dhe ashtu do të mundet shumë shpejt të pregaditet programi vjetor i aktiviteteve të rrjetit.

Kryesia si pikë të radhës vendosi që në Täschmattstrasse 5, 6015 Luzern të vëndon adresën e sajë me një hapsirë apo zyrë që do të jetë në shërbim të rrjetit dhe poashtu e Union Invest AG.

Kryesia e re përbëhet nga :

1. Florim Useini – Kryetar

2. Mehdi Avdijaj – Nënkryetar (President i Union Invest AG)

3. Nusret Abdiu – Nënkryetar

4. Shaqir Alushaj – Arkatar

5. Artan Ibrahimi – Sekretar

6. Dritan Sulejmani – Sekretar organizativ

7. Florim Alaj – Administrator

8. Musa Berisha – Sektor për antarsim

9. Jetmir Memedi – Sektor për antarsim

10. Lurata Reci – Sektor i afaristeve

11. Kushtrim Ferataj – Forumi rinor i/e afaristëve

12. Kudret Abdiu – Lidhja me investor

13. Visar Robelli – Supoziume bisnesore

14. Shaban Imeraj – Sektori sportiv (Mbrenda rrjetit)

15. Nikollë Dodaj – Antar kryesie 16. Endrit Haradinaj – Antar Kryesie

Kryetari i ri takoi Kryetarin e Nderit Fehmi Fetahun

Sot në pasditën e së Martës kryetari i ri Florim Useini, fillon aktivitetin e tij të parë me takim të kryetarit të nderit të rrjetit të bisnesmenve shqiptar në Zvicër z.Fehmi Fetahun.

Kryetarin e shoqëronte edhe Präsidenti i Union Invest AG Mehdi Avdijaj dhe nënkryetari Nusret Abdiu.

Kryetari e informoi nga afër kryetarin e nderit për formimin e kryesis së degës së Zvicrës Qëndrore, hecurin e sajë dhe projektet apo aktivitetet e parapara për vitin 2020.

Präsidenti i Union Invest AG Mehdi Avdijaj poashtu e informoi për zhvillimin e Unionit , hecurin e sajë, bashkëpunimet e ndërsjellta e deri te aktiviteti i fundit i hapjes të aksioneve B, për kyçjen e aksionarve të rinjë në Union.

Fehmi Fetau pas urimit për hecurin dhe suksesin që zhvillon dega e Zvicrës Qëndrore, shprehin edhe faleminderimet për nderin që Kryetari apo kryesia e informon nga afër dhe vlerson kontributin e tij.

Pas informimeve dhe bisedimeve për idet dhe zhvillimin e aktiviteteve sa më të sukseshme, zgjerimin e sajë dhe këshillat nga më të ndryshmet, kryetari Florim Useini e faleminderoi Fehmi Fetahun për kohën, këshillat dhe sygjerimet për të mirën e rrjetit , që z.Fatahu shprehu gatishmërin e palodhëshme për të përkrahur rrjetin në çdo kohë, njëkohësisht faleminderoim edhe aktivistin që ishte prezent me z.Fetahu, z.Nazmi Jakurti që është sekretar i Unia-Region Bern dhe njëkohësisht edhe kryetar i Lidhjes së Shqiptarve në Botë për Zvicër.

Kryetari i ri i degës për Zvicrën Qëndrore Florim Useini takoi kryetarin e Rrjetit të Bizneseve Shqiptar në Zvicër Qamil Isufin

Të Hënën më 13 Prill kryetari i ri Florim Useini me dy përfaqësueseit e kryesis nënkryetarin Nusret Abdiu dhe nënkryetarin njëkohësisht Kryetar i Union Invest AG nën ombrellën e rrjetit Mehdi Avdijaj takuan kryetarin e rrjetit për Zvicër Qamil Isufin.

Kryetari Florim Useini pas takimit të parë me Kryetarin e Nderit, si takim të dytë takonë Kryetarin e rrjetit për Zvicër Qamil Isufin, për ta njoftuar nga afër për formimin apo plotësimin e grupit punues apo kryesis, aktivitetin e tyre , aktivitetet e parapara për vitin që kemi dhe pika të ndryshme rrethë hecuris së degës për Zvicrën Qëndrore.

Njëkohësisht edhe kryetari i Union Invest AG e informoi Kryetarin Qamil Isufin rrethë Unionit, hecuris së sajë dhe deri tek hapja e aksioneve B për tu bashkangjitur aksionar të ri.

Kryetari Qamil Isufi pas përshëndetjeve dhe përgëzimeve të hecuris së punës vullnetare të sukseshme, që ishte një kënaqësi për të, e në veçanti duke shikuar afaristë që bashkëpunoinë në mes veti dhe me shpresën të zgjeroim përkrahjen edhe nga shumë afaristëve të tjerë që jetojnë dhe veproin në Zvicër.

Kryetari Qamil Isufi njëkohësisht e informoi kryetarin e ri Florim Useini rrethë aktivitetit të kryesis për Zvicër , anagzhimin në formimin e degëve në Kantone të tjera të Zvicrës dhe njëkohësisht edhe për Kuvendin e paraparë që do të mbahet në Shtator .

Ky takimi ishte me shumë informacione nga të dy anët, ku njëkohësisht kryetari Qamil Isufi i uroi kryesis së re shumë vullnet , gjithë antarve të degës shumë suksese, që të jenë shembull për bashkim për të gjithë, dhe kurrë në asnjë kohë nuk do të mungojë përkrahja e kryesis, degëve tjera në themelim e në veçanti përkrahja e vetë Qamil Isufit.

Më 12 Korrik 2020 Rrjeti i Bisneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore mbajti aktivitetin e parë pas kufizimeve nga epidemia.

Në vikendin e bukur, të diellën me një ditë me diell, u mblodhën antarët e rrjetit dhe kaluan një ditë të bukur në natyrën e bukur të Melchsee Frutt. Dita e qetë dhe e ngroht për hecje rrethë liqenit me një shoqëri të mirë që kanë brengat e përbashkëta, ku ishte një kohë e mjaftueshme për të biseduar , për tu sugjeruar dhe njëkohësisht për tu çmallur nga stresi i përsëritur ditor .

Duke kënaqur sytë në natyrën e bukur dhe bisedat e mira largë telefonit , patën mundësin dhe nderin të festoim lajmin e mirë që afaristët Shqiptar në Zvicrën Qëndrore thyejn akullin dhe të bashkuar vëndunë gurthemelin nëpërmjet blerjes së një patundëshmërie në Kriens të Luzernit. Ndoshta nuk është diçka madhore por të vogël dhe në hapa të sigurt të vazhdoim drejtë suksesit.

Sëbashku mund të ndërtojmë dhe të jemi shumë më të fortë, prandaj shfrytzoim rastin ti ftojmë të gjithë afaristët të na bashkangjiten që të bashkëpunoim, të investoim sëbashku dhe të ndërtoim sëbashku, njëkohësisht ftoim edhe ato që kanë kontaktin apo patundëshmëri, mundë të na kontaktoin sepse mundë të bashkëpunoim, sepse ne kemi interesin në projektet e radhës.

Rrjeti i Bisneseve Shqiptare dega e Zvicrës Qëndrore mbajti aktivitetin e radhës

Të shtunën më 01 Gusht 2020 u mbajtë aktiviteti i radhës, i organizuar nga kryesia në një ditë vikendi dhe njëkohësisht ditë feste .

Edhe pse kohë e pushimeve , antarët që kanë ikur në pushime po çlodhen, por ishte e arsyshme që edhe për antarët që janë ende këtu të kalojnë një vikend të mirë së bashku, e që e zgjodhën pikërisht ditën e 1 Gushtit që ta festojnë ditëlindjen e vendit ku jetojnë dhe veprojnë, me një aktivitet sportiv që simbolizon një aktivitet të ri në mesin tonë dhe në veçanti sporti është edhe simbol i shëndetit në jetë, ku ne i dëshirojmë Zvicrës dhe qytetarëve të saj shumë shëndet.

Ky aktivitet u mbajtë në fushën e sportit të Ebikonit, edhe pse një ditë feste Komuna e Ebikonit e mirëpriti këtë kërkesë dhe na dha leje për shfrytëzimin e fushës për këtë aktivitet në këtë ditë feste edhe pse i kishin anuluar të gjitha aktivitetet sportive të kësaj dite, e që ne i falenderojmë përzemërsisht.f

Me respekt deri në aktivitetin e radhës

Ju dëshirojmë shëndet dhe pushime të mira.

Dega e Zvicrës Qendrore e Rrjetit të BSHZ, shquhet me investime e ligjërime

Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër- dega e Zvicrën Qendrore, degë kjo që nga muaji në muaj po forcohet dhe po e zgjeron aktivitetin e saj si në shtimin e anëtarësisë, investimeve të përbashkëta dhe në mbajtjen e temave me interes të zhvillimit të biznesesve private të shqiptarëve në Zvicër.

Nga Rexhep Rifati

Madje, ky rrjet nuk është përqendrua vetëm në takime të zakonshme të kryesisë, por edhe në grumbullimin e mjeteve për investime të përbashkëta. Si rezultat i kësaj është në realizim e sipër edhe objekti i parë i këtij karakteri. Ndërkohë po mbahen edhe tema nga fushat e biznesit me ekspertë dhe drejtues firmash nga radhët e shqiptarëve.

Kështu në takimin e mbajtur me 5 shtator 2020, në  lokalin e Qendrës për Kulturë dhe Integrim, pati një ligjerat nga Visar Robelli nga firma Anrotec GmbH, i cili prezantoi temën rreth energjisë dhe subvencioneve që mund të përfiton privati dhe biznesi gjatë ndërtimit. Krejt ky aktivitet zhvillohet me qëllimin, siç na tha kryetari i kësaj dege të këtij rrjeti, Florim Useni, për ta sjell informacionin deri tek afaristët që të përfitojnë nga kjo lëmi. Pas prezantimit të temës anëtarët e këtij rrjeti kanë zhvilluar edhe një aktivitet sportiv në volejboll në Risch platz Ebikon.

Kjo degë ndër më aktivet dhe më të organizuarat në nivel të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, gjatë këtij muaji më 20 Shtator 2020 do të ketë edhe një temë me shumë interes jo vetëm për anëtarësinë e ngushtë por bizneset shqiptare në Zvicër e më gjer. Ligjërues do të jetë doktori i shkencave, Dr. Lumni Ademi, i cili, më konkretisht do të flet mbi temën: ,, Suksesi juaj në prodhimtari”. Por që takimi është vetëm për afaristët që janë anëtarë në rrjet, pasi që qëllimi është që anëtarët e rrjetit të përfitojnë njohuri sa më gjera jo vetëm praktike por edhe teorike nga ekspertë të shquar shqiptarë të shkolluar e diplomuar këtu në Zvicër.

Me sa mësuam, DR. Lumni Ademi, njihet në Zvicër, jo vetëm për mbrojtje e doktoratës në Zvicër, por edhe me përvojën e tij profesionale shkencore ne Institute kimike dhe kompani zvicerane, si dhe publikimeve shkencore. Ai ka hapur edhe firmën e vet private në Cyrih, me emërtimin: “FloMir Company GmbH” (www.flomir.com), që orientim kryesor ka, pos tjerash edhe zhvillimin  ekonomik në trevave shqiptare. Kompania e tij ofron projekte konkrete mërgimtarëve shqiptarë që janë të interesuar për investim në vendlindjet e tyre.

Edhe kësaj radhe Lumniu me anëtarët e këtij rrjeti të bizneseve do të flas, mbi punën e firmës së tij,  “FloMir Company GmbH”, me selinë kryesore në Kantonin e Cyrihut të Zvicrës dhe përfaqësuesit e saj në Gjermani, Maqedonia e Veriut, Kosovë dhe Shqipëri, bazuar në eksperiencën e saj shkencore në Zvicër, si dhe në bashkëpunim me partnerët e saj nacional dhe internacional, që ofron projekte me “çelësa në dorë” (turn-key), në fushën e prodhimtarisë  ushqimore, kimike, farmaceutike, kozmetike dhe ndërtimore.

Union Invest AG në Zvicër, me aksionarë shqiptarë, sapo ka bërë bumin e parë

Ky organizim i 20 aksionarëve shqiptarë në Zvicër, ndonëse nuk ka më tepër se një vit nga themelimi, tash më në qarkullim ka rreth tre milionë franga, meqë rast shumica investuar në blerjen e objektit të parë me mjete të përbashkëta

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Për fat të mirë gradualisht po këndellen aktivitetet e disa organizimeve dhe subjekteve shqiptare në Zvicër. Kështu dje në qytetin e Lucernit u mbajt një takim i përbashkët i Kryesive të Unionit Invest AG dhe të Degës së Zvicrës Qendrore të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, ku u fole për punën e deritashme dhe aktivitetin e mëtejmë. Po ashtu u mbajt edhe një ligjëratë tematike nga doktori i shkencave Lumni Ademi, me theks të veçantë mbi suksesin në prodhimtari.

Takimit i parapriu mbledhja e kryesisë së Unionit Invest AG, që drejtohet nga Mehdi Avdijaj, union ky në të cilin 20 aksionarë, gjegjësisht pronarë të firmave shqiptare kanë grumbullua mjetet për investime të përbashkëta. Tashmë ky union ka bërë edhe hapin e parë praktik, duke blerë me mjete të përbashkëta një objekt, që pos që do të shërbejë për selinë e këtij subjekti, pjesa tjetër e lokalit do të jepet me qira. Aktualisht sipas presidentit Avdijaj, unioni tashmë ka në qarkullim rreth 3 milionë franga dhe po punon që ky kapital të rritet edhe më tej, krahas rritjes së numrit të aksionarëve. Ndërsa që edhe anëtari kryesisë së këtij unioni, Isa Zeqiraj potencoi se këto forma të bashkimit biznisor tashmë kanë filluar të japin rezultate, sa që mundësojnë që bashkërisht të mund të bëjmë shumëçka në të mirë të vetes e të komunitetit, jo vetëm në mërgatë.

Edhe kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, Qamil Isufi, përshëndeti punën e këtij unioni, që e sheh me interes si për forcimin e ashtu edhe bashkëpunimin e biznesmenëve shqiptar që përmes bashkimit të kapitalit të fuqizohet jo vetëm komuniteti ynë i madh në mërgatë, por që të shikohet edhe mundësia për të investuar në Kosovë dhe në trojet tona etnike.

Po në këtë takim u vendos që të bëhen edhe disa ndryshime në status, përmes të cilit edhe personat që nuk kanë firma, por që kanë kapital, mund ti bashkohen unionit me anëtarësi dhe investime. Avokati, Artan Sadiku, jurist pranë këtij asociacioni, që kujdeset për të gjitha normativat ligjore, në mënyrë që i tërë rrugëtimi të jetë në përputhshmëri me ligjet e vendit, i paraqiti materialet gjegjëse, të cilat edhe u miratuan me aklamacion.  Të pranishmit po ashtu unanimisht mbështetën kryesinë e Unionit Invest Ag, në përbërje Mehdi Avdijaj, president, Musa Berisha arkëtar, Artan Sadiku, jurist, Nusret Abdiu imobilie dhe Isa Zeqiraj mbi anëtarësim, për aktivitete të mëtejshme investive – biznisore.

Më pastaj doktori i shkencave, Lumi Ademi, mbajti një ligjëratë në temën: “Suksesi i juaj në prodhimtari”, me që rast foli për disa projekte zhvillimore që mund të realizojë Rrjeti i bizneseve shqiptare në Zvicër. Ai foli edhe për përvojën e themelimit të firmës së tij  mbi punën e firmës së tij, “FloMir Company GmbH”, me seli në Kantonin e Cyrihut të Zvicrës dhe me përfaqësuesitë e saj në Gjermani, Maqedonia e Veriut, Kosovë dhe Shqipëri, bazuar në eksperiencën e saj shkencore në Zvicër, si dhe në bashkëpunim me partnerët e saj nacional dhe internacional, që ofron projekte me “çelësa në dorë” (turn-key), në fushën e prodhimtarisë  ushqimore, kimike, farmaceutike, kozmetike dhe ndërtimore.

Ndër më të veçantat, që potencoi Lumniu, mbështet në dijen dhe përvojën e tij ishte motoja : Gjenero fitim këtu e prodho atje! Me një fjalë puno që të fitosh këtu në mërgatë e prodho në Kosovë apo Maqedoninë e Veriut apo trojet tjera shqiptare, pasi që atje fuqia punëtore është më e lirë dhe pastaj prodhimet e cilës do fushë sjellë këtu në Perëndim, në mënyrë që të kesh edhe ti si afarist fitim por edhe vend ytë i prejardhjes.

Kjo temë e Dr. Lumni Ademit, një personalitetit të shquar shkencor me prejardhje nga Tetova, i doktoruar në kimi në Universitetin e Bazelit, ngjalli interesim por edhe një bashkëbisedim të afërte e të frytshëm me të pranishmit.

Tubimi vazhdoi edhe me disa tema Degës së Zvicrës Qendrore të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, që në fakt paraqet degën më aktive e më të organizuar e që udhëhiqet nga Florim Useni. Do theksuar se ndonëse kjo është një degë e re është e para që në gjirin e saj ka arrit të themelojë edhe unionin e parë të aksionarëve shqiptarë, por edhe të merret me aktivitete të tjera ndër të cilat edhe organizimin e ligjëratave me ekspertë të shquar shqiptarë, në mënyrë që anëtarësia dhe afaristët shqiptarë të arrin një përgatitje sa më të mirë edhe në pikëpamje teorike.

Në Kriens të Lucernit u përurua objekti i parë i aksionarëve shqiptarë në Zvicër

Në lokalitetin Kriens të kantonit të Lucernit, përmes një tubimi të përbashkët solemn të Degës së Zvicrës Qendrore të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër dhe të Unionit Invest AG u inaugurua objekti i blerë nga më se 20 aksionarë shqiptarë, që aktualisht në qarkullim kanë vënë rreth 3 milionë franga.

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Dje për herë të parë, në historinë e mërgatës shqiptare në Zvicër, u bë një hap praktik, që ka mungua deri më tash: në Krins të Kantonit të Lucernit u përurua objekti i parë i blerë nga 20 aksionarë shqiptarë të organizuar përmes Unionit Invest AG, themeluar gati një vit më parë. Për të ia arrit këtij qëllimi final, paraprakisht pronarët e firmave shqiptare të këtij regjioni në formë aksionare grumbulluan mjete të konsiderueshme për investime të përbashkëta.

Kështu ky union bëri edhe hapin e parë praktik, duke blerë me mjete të përbashkëta këtë objekt, që pos që do të shërbejë për selinë e këtij subjekti, pjesa tjetër e lokalit do të jepet me qira. Po në këtë objekt dje u tubuan më se 30 afaristë shqiptarë, kryesisht nga ky regjion por edhe mysafirë rasti nga kantonet tjera. Me këtë rast të pranishmëve me fjalë përshëndetëse iu drejtuan kryetari i degës Degës së Zvicrës Qendrore të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, Florim Useini, kryesuesi i Unionit Invest AG, Mehdi Avdijaj, kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, Qamil Isufi, pastaj Skenderbeg Klaiqi, kryetar dhe themelues i Lobit Shqiptar, që kishte ardh nga Gjermani për të marr pjesë në këtë tubim përurues, si dhe kryetari i Shoqatës “Bashkimi” në Uster të Cyrihut, Guximtar Alushi.

Tre folësit e parë: Florim Useini , Mehmdi Avdijaj dhe Qamil Isufi u përqendruan në aktivitetin e zhvilluar në kuadër të  Degës së Zvicrës Qendrore të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër dhe të Unionit Invest AG, që rezultoi me aktivitete të ndryshme, veçmas në fushën biznesit të afaristëve të suksesshëm shqiptar, që rezultoi edhe me një bashkëpunim dhe besueshmëri të përbashkët të dhjetëra afaristëve shqiptarë, që me mjete të përbashkëta për aksioneve të përbashkëta duke i grumbullua më se 800 mijë franga blen objektin të cilin edhe e rinovuan kryesisht vet këto firma.

U tha se ky është vetëm hapi i parë, por shumë inkurajues, çka u pa edhe në vetë takimin e djeshëm solemn ku kishin ardhur edhe afaristë të tjerë që shprehën gatishmërisë që ti bashkohen unionit si me anëtarësi ashtu edhe pjesëmarrje në investime përmes formës aksionare, si përvojë e parë e treguar që në fillim si shumë e suksesshëm brenda këtij unioni.

Nikoqirët me këtë rast shtruan edhe një apero dhe përmes bashkëbisedimit të lirë folën edhe për punën e mëtejshme si të degës së rrjetit të bizneseve ashtu edhe të Unionit Invest AG, organizma këto që tubojnë shqiptarë nga gjitha trojet etnike, e që si pikësynim kanë që në të ardhme të gjejnë forma edhe për investime të përbashkëta në trojet etnike.