AA Vision/ Agim Sylejmani/ Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër
Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër (RRBSHZ) është krijuar në vitin 2013 dhe njihet si rrjeti i parë i afaristëve shqiptarë në gjithë botën. Kryetar i këtij Rrjeti në Zvicër është z. Qamil Isufi. Ka një vit që RRBSHZ ka filluar një riorganizim mbi baza kantonale, duke filluar me themelimin e Degës së parë të këtij Rrjeti në kantonin e Luzern-it, i cili më 21 shtator 2019 promovoi njëkohësisht edhe shoqërinë e parë aksionare shqiptare në Zvicër, “Union Invest AG”, me kryetar Mehdi Avdijaj, përmes së cilës 20 afaristë shqiptarë dhe biznese shqiptare në kantonin e Luzern-it bashkuan kapitalin e tyre fillestar në shumë prej 800’000 CHF.Pa kaluar një vit i veprimit aktiv të kësaj dege të Rrjetit, shoqëria aksionare shqiptare rriti kapitalin e saj qarkullues në «Union Invest AG» në mbi 3 milion CHF, duke realizuar edhe investimin e parë në pronë të paluajtshme. Në këtë objekt do të vendoset edhe selia e RRBSHZ Dega në Luzern si dhe e «Union Invest AG».Nga fundshkurti i këtij viti kryetar i RRBSHZ Dega në Luzern është zgjedhur z. Florim Useini dhe nënryetar i saj sipas statusit Presidenti i “Union Invest AG”, Mehdi Avdijaj.
Ishte njëkohësisht kënaqësi që ishim edhe ne pjesë e ftesës së këtij takimi si Rrjeti i Bizneseve në Zvicrën Qëndrore dhe Shoqëri aksionare Union Invest AG, që ndoqëm nga afër bisedat dhe frymën e re për hapjen e dyerve të bashkëpunimit me diasporën për ndërtimin e një vendlindje sa më të mirë.Falemenderojmë
6. März 2021
Rrjeti Luzern në revisten Hiada
Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore faleminderon shoqatën e Krijuesve Shqiptar në Zvicër për aktivitetin e tyre dhe mundësin e hapsirës për të kontribuar në revistën Hiada, që ndihemi të nderuar në veçanti në fushën e krijimit letrar, ku njëkohësisht shfrytzojm rastin të ju urojm sëpari shëndet dhe shumë suksese autorve që ishin pjesë e konkursit dhe krijimit letrar në përgjithësi.
Në veçanti faleminderojm shoqatën për hapsirën dhe informimin e aktivitetit të rrjetit në revistën Hiada, që kemi për qëllim të bashkojmë afaristët shqiptar dhe të bashkëpunojnë ndërmjet veti.
Me respekt të veçant
Kryesia e rrjetit
1. September 2021
Tani Rrjeti i Bizneseve të Zvicrës me dy „kryesi“ – Pjesë e kësaj loje edhe Ambasadorët!
Fillimisht duam të potencojmë se themelimi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore, nuk ishte një punë e lehtë, por falë përkushtimit të madh të të gjithë aktivistëve ne arritëm të ndërtojmë një strukturë organizative të shëndosh, me një buxhet të konsoliduar, me një shoqëri aksionare brenda (Union Invest AG) me 20 aksionar, me një patundëshmëri të saj në rritje, me një agjendë të ngjeshur aktivitetesh, me një bashkëpunim të mirë mes antarëve, me një pagesë anëtarësia vjetore të rregulltë(500.-), duke dëshmuar kështu se në një klimë mirëbesimi është e mundshme të bëhen bashkë edhe më shumë se dy shqiptarë. Do theksuar gjithashtu se Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore, u themelua në kohën kur Rrjeti në nivel të Zvicrës ishte në një fazë pasiviteti të thellë. Megjithate duke qenë se kishte një strukturë, kryetar e kryetar nderi, nuk ngurruam të vënim kontaktet e para që pas konsolidimit dhe zgjedhjes së kryesisë.
Pra ne takuam zyrtarisht kryetarin e Rrjetit për Zvicër z.Qamil Isufin si dhe kryetarin e nderit z.Fehmi Fetahun.
Në takimin e parë me z.Fetahu pos tjerash i kërkuam zyrtarisht që të na vizitonte dhe të na mbështeste edhe me këshilla e sygjerime. Por z. Fetahu ftesës sonë për t’na vizituar nuk ju përgjigjë kurrë dhe nuk e pa të udhës të bëhej pjesë e jona. Po kështu nuk mori pjesë në as një përurim dhe aktivitet tonin. Ndërsa që z.Qamil Isufi që nga dita e parë paguante antarësinë, u bë aksionar i rrjetit dhe merrte pjesë në takimet zyrtare të rrjetit.
Do theksuar se, që në fillim kemi vërejtur probleme serioze në Kryesinë e Rrjetit për Zvicër, por duke qenë një nëndegë e përgjegjshme e vullnetmirë jemi përpjekur vazhdimisht të kontribonim në afrimin dhe forcimin e Kryesisë së degës, të vetdishëm se kështu i shërbejmë bashkimit të të gjithë faktorve relevantë, e konkretisht tejkalimit të mospajtimeve në mes të z.Fehmi Fetahut dhe z.Qamil Isufi.
Secili fajsonte njëri-tjetrin për pasivitetin e Rrjetit, dhe të dy pajtoheshin që të takoheshim bashkarisht, por disi këto takime dështonin kur për arsyet e njërit e kur të tjetrit. Takimi i fundit ka qenë i paraparë të mbahej më 14 Mars 2022, por edhe ky është anuluar këtë herë nga z. Fehmi Fetahu, me arsyetimin se nuk mund të pranoj të ulet kurrë më në një tavolinë me z. Qamil Isufin.
E kemi të vështirë ta kuptojmë të vërtetën;
Z.Qamil Isufi thoshte të i ketë kaluar mandati si kryetar, por përpiçej të themeloj në 3-4 kantone nga një degë të rrjetit me strukturë të njejtë organizative si kjo e jona, në mënyrë që ato më pas të mund të zgjedhin një kryesi të rrjetit për Zvicër, por për shkak të pandemisë, shumë takime janë shtyer dhe kështu është bërë i pamundur konsolidimi i degëve dhe rrjedhimisht edhe i Kryesisë për Zvicër.
Z.Fehmi Fetahu deklaronte se si kryetar nderi e kishte për obligim edhe moral të themeloj kryesinë e Rrjetit në Zvicër, këtë qoftë edhe me 10 veta dhe shprehej që është plotësisht kundër themelimit të nëndegëve në kantone të ndryshme, me arsyetimin se kjo e pengon dhe e dobëson „qendrën“
Ndërsa sipas këti rregullimi, shtrohet pyetja ku mbetet, Rrjeti i Bisneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore.
Tani më poshtë edhe një kronologji e zhvillimeve të fundit:
Më 02 Mars 2022 z. Qamil Isufi na ftoj në një takim ku na informoj që dega e Cyrihut është në themelim e sipër, është me anëtarësi të rregullt dhe se s‘shpejti parashihej mbajtja e kuvendit, ndërsa që në degët tjera, si Argau, Bern dhe Gjenevë janë në proces të themelimit, ai gjithashtu na informoi se kanë pas një takim me z.Fehmi Fetahun, i cili pas shumë diskutimeve z.Qamil Isufi i ka potencuar qartë Fehmi Fetahut se nuk do zgjedh kryesi jo legjitime pa përfshirë nëndegët nga kantonet, pikërisht ashtu siç edhe e kërkonte rregullorja.
Më 04 Mars 2022 Fehmi Fetahu kërkoi nga Presidenti i Union Invest AG Mehdi Avdijaj, njëkohësisht nënkryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore , përkrahjen për formimin e kryesisë dhe për të dërguar përfaqësues në kryesin e re. Kërkesën e z. Fetahu Kryesia e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore e analizoj në një mbledhje të saj të veçantë po më 04 mars, duke hedhur poshtë këtë kërkesë të z.Fetahu, por si kompromisë, Kryesia vendosi që z. Fetahu ti paraqesë dy propozime për të dalë nga kjo situatë.
Më 05 Mars 2022, në ora 9:00 në Kriens të Luzernit, në restaurant Obernau, zhvilluam takimin e radhës me z.Fehmi Fetahun, i cili ishte në pritje të përgjigjes sonë.
Kryetari Florim Useini i dorzoi me shkrim dy propozimet tona:
1. Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore si e vetmja degë funksionale dhe tërsisht neutrale në konstelacionin e zhvillimeve në Kryesinë Qëndrore të Zvicrës t’i lejohet të marrë përsipër rolin e një këshilli inicues për të organizuar një Kuvend, në përputhje me statutin dhe aktet e tjera normative, me qëllim të shmangjes së përçarjeve dhe mospajtimeve në mes të z.Fehmi Fetahu dhe z. Qamil Isufi.
2. Propozimi i dytë, gjithënjë nëse nuk pranohet i pari ishte që: Meqë z.Fetahu ishte kundër formimit të degëve në kantone të tjera, Ne, si dega e vetme aktive në Zvicër, kërkuam që të shëndërrohemi në Kryesi Qëndrore për Zvicër, me mundësinë e mbajtjes së një Kuvendi zgjedhor me të gjitha degët e tjera që tani janë në formim e sipër.
Dy propozimet tona u hodhën kategorikisht poshtë nga z.Fehmi Fetahu, i cili na bëri me dije se kryesia e re, me ju ose pa ju është tani më punë e kryer.
Më 5 Mars 2022 përmes një raporti në Albinfo u informuam se: Kryetari i Nderit i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, çuditërisht jashtë çdo norme demokratike e parimore paska zgjedhur një kryesi marionetë. Me këtë akt ai shkeli mbi parimet demokratike të zgjedhjes së kryesisë dhe për më keq në këtë lojë futi edhe Ambasadorin e Kosovës z.Sami Ukelli dhe atë të Maqedonisë së Veriut z.Kenan Ramadani.
Po kështu lexuam edhe reagimin e z. Qamil Isufi, i cili kundështon këtë formë të zgjedhjes së kryesisë së re.
Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore, gjykon se këto zgjedhje ishin në kundershtim me statutin e rrjetit dhe si të tillë, kryesinë e re e gjykojmë si jo legjitime.
Është për keqardhje që në këtë maskaradë ishin të përfshirë edhe dy Ambasadorët tanë, ai i Kosovës z.Sami Ukelli dhe i Maqedonisë Veriore z.Kenan Ramadani, të cilët i njohin shumë mirë rrjedhat në rrjet. Bekimi dhe përkrahja e tyre në të tilla nisma s’mund të lexohet ndryshe pos tendenzioze, që si e tillë thellon përçarjet tek afaristët dhe krijon tendojse të mëtejshme të bashkimit të resurseve tona afariste në Zvicër.
Prandaj:
Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore dhe shoqëria e saj aksionare Union Invest AG, nga 7 Marsi 2022, me qëllim të shmangies në përfshirje të përçarjeve meskine shkëput çdo lidhje që ka me Rrjetin e Bizneseve Shqiptare në Zvicër, aktivitetin e vet afarist do t’a vazhdoj si subjekt i pavarur.
Kërkojm mirkuptim tek afaristët dhe i lusim të jenë të kujdesshëm!
Nga zemra ju dëshirojmë shumë shëndet!
Kriens, 7 Mars 2022
Kjo shkres do të u dërgohet:
1. Kryetarit të rrjetit Qamil Isufi
2. Kryetarit të Nderit Fehmi Fetahut
3. Kryetarit të Nderit për Globin Lazim Destanit
4. Kryetarit të rrjetit Nazar Mehemti
5. Drejtorit ekzekutiv Naim Dedushaj
6. Ambasadorit të Kosovës Sami Ukelli
7. Ambasadorit të Maqedonis Kenan Ramadani
8. Ministra e Diasporës Liza Gashi
9. Zyrës së Presidentes së Kosovës znj. Vjosa Osmani
9. März 2022
Cookie-Zustimmung verwalten
Um dir ein optimales Erlebnis zu bieten, verwenden wir Technologien wie Cookies, um Geräteinformationen zu speichern und/oder darauf zuzugreifen. Wenn du diesen Technologien zustimmst, können wir Daten wie das Surfverhalten oder eindeutige IDs auf dieser Website verarbeiten. Wenn du deine Zustimmung nicht erteilst oder zurückziehst, können bestimmte Merkmale und Funktionen beeinträchtigt werden.
Funktional
Immer aktiv
Die technische Speicherung oder der Zugang ist unbedingt erforderlich für den rechtmäßigen Zweck, die Nutzung eines bestimmten Dienstes zu ermöglichen, der vom Teilnehmer oder Nutzer ausdrücklich gewünscht wird, oder für den alleinigen Zweck, die Übertragung einer Nachricht über ein elektronisches Kommunikationsnetz durchzuführen.
Vorlieben
Die technische Speicherung oder der Zugriff ist für den rechtmäßigen Zweck der Speicherung von Präferenzen erforderlich, die nicht vom Abonnenten oder Benutzer angefordert wurden.
Statistiken
Die technische Speicherung oder der Zugriff, der ausschließlich zu statistischen Zwecken erfolgt.Die technische Speicherung oder der Zugriff, der ausschließlich zu anonymen statistischen Zwecken verwendet wird. Ohne eine Vorladung, die freiwillige Zustimmung deines Internetdienstanbieters oder zusätzliche Aufzeichnungen von Dritten können die zu diesem Zweck gespeicherten oder abgerufenen Informationen allein in der Regel nicht dazu verwendet werden, dich zu identifizieren.
Marketing
Die technische Speicherung oder der Zugriff ist erforderlich, um Nutzerprofile zu erstellen, um Werbung zu versenden oder um den Nutzer auf einer Website oder über mehrere Websites hinweg zu ähnlichen Marketingzwecken zu verfolgen.