Rreth nesh
Historiku
Ideja e themelimit të një Rrjeti Global Shqiptarë të Biznesit, e hedhur më 2014 në Dallas (SHBA) e që në fakt ishte si ide shumë më e hershme, arriti të nxis gjithandej afaristë shqiptarë për të themeluar rrjete të bizneseve shqiptare.
Dega e Rrjetit Shqiptar të Biznesit në Zvicrën Qendrore me drejtues z.Florim Useini, është themeluar në vitin 2018 si pjesë e degës së Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër.
Të përqëndruar në Zvicrën Qendrore, gjithnjë falë një bashkëpunimi konstruktiv, përkufizimi të qartë të ideve e qëllimeve, Rrjeti ynë pati fatin e mirë që shpejtë të bashkoj e të organizoj subjekte të shumta afariste, duke përmbyllur kështu vetëm një pjesë të zotimeve fillestare. Mbase mund të themi se edhe strategjia e organizimeve tona nëpër kantone doli të ishte mjaft produktive, sepse falë komunikimeve të vazhdueshme shumë shpejt u forcua besimi, u shtua serioziteti në punë dhe brenda një kohe relativisht të shkurtër bëri që të hapet tashmë një firmë e përbashkët e aksionerëve, që e emërtuam «Union Invest AG», president i së cilës është zoti Mehdi Avdijaj.
Duke besuar fuqishëm se bashkimi i kapitalit krijon mundësi të mëdha investimi dhe na bënë të gjithëve më të fortë, grumbulluam dhe investuam bashkë mbi një milion Fr në patundshmëri, dhe kështu krijuam selinë tonë të re dhe dëshmuam se bashkë jemi më të fortë. Ky sukses na jep kurajo që t’u bëjmë thirrje të gjitha bisnezeve të na bashkohën, për ta quar përpara projektin tonë të përbashkët. Me këtë deshëm ta paraqesim vetëm një tregim të shkurt suksesi të organizimit të afaristëve shqiptarë në Zvicrën Qendrore.
Ne besojmë fort se së bashku do të mund të festojmë shumë suksese!