Ëndërrat që kishin shumë aktivistë mëdhenj, ne patëm nderin t’i bëjmë realitet. Pas formimit të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore më 20 mai 2019, bashkarisht krijuam një shoqëri aksionare ndër ombrellën e rrjetit të Luzernit me emrin Union Invest AG, e përbërë nga 19 aksionarë shqiptarë, me një kapital shtatëshifror.

Pasi ëndrra u bë realitet, ajo duhet të zhvillohetohet dhe ta forcojë bazën e saj të shëndoshë, me qëllimin e vetëm që shqiptarët të bashkëpunojnë si shumë popuj tjerë mbi bazën e BBN-së, që do të thotë:

1. Të Bashkojmë forcat tona!

2. Të Bashkëpunojmë me njëri tjetrin!

3. Të Ndërtojmë sëbashku!

Këto janë tre shtyllat kryesore mbi bazën e të cilave do punohet për arritjen e qëllimit dhe realizimin e misionit dhe vizionit tonë për Rrjetin. Ky rrjet duhet të jetë shembull dhe nxitje edhe për shumë afaristë shqiptarë në vendet tjera vende të tjera. Ne e kemi filluar misionin tonë, ndonëse e kemi ditur se gjatë rrugëtimit tonë do kemi vështirësi, por ato do t’i mundim duke bashkëpunuar me njëri tjetrin, duke investuar bashkë dhe duke e mbështetur njëri tjetrin. Ne do të ecim para me hapa të sigurtë dhe do t’i arrijmë qëllimet tona. Si shembull duhet të na shërbej investimi ynë i parë në patundshmëri në Kriens të Luzernit, ku e kemi objektin tonë të parë, zyrën tonë, shtëpinë tonë.

PRANDAJ T’I BASHKOJMË FORCAT TONA, TË BASHKËPUNOJMË ME NJËRI TJETRIN, TË NDËRTOJMË SË BASHKU !

Kryesia

UNION INVEST AG

Mehdi Avdijaj

Kryetar i Bordit të Drejtorëve

Nusret Abdii

Anetar i bordit

Musa Berisha

Anetar i bordit

Artan Sadiku

Anetar i bordit